Sport

“Katar 2022”/ Një video e patransmetuar më parë, zbulon presionet e futbollistëve holandezë ndaj atyre argjentinas në ekzekutimin e penalltive…

Kjo shpjegon me sa duket edhe festimin "e çmendur" të lojtarëve të Argjentinës pas kualifikimit jo vetëm me tifozët, por edhe përpara fytyrës së lojtarëve, apo drejtuesve të ekipit holandez.

10 Dhjetor 2022, 13:14 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Një video e patransmetuar më parë,

KATAR - Argjentina arriti të kalojë në gjysmëfinalen e Botërorit, falë goditjeve të 11-metërshave, pas 120 minuta lojë përballë Holandës, që përfunduan në barazim 2-2. Por gjithçka në këtë ndeshje u tensionua ndjeshëm, herë për temperamentin e lojtarëve dhe herë nga vendimet e gjyqtarit.

Dhe me mbërritjen drejt fundit të takimit janë vënë re sjellje aspak sportive të lojtarëve të të dyja skuadrave. Megjithatë një video tregon qartë presionin e ushtruar nga holandezët te lojtarët argjentinas në momentet e ekzekutimit të penalltive.


Kjo shpjegon me sa duket edhe festimin "e çmendur" të lojtarëve të Argjentinës, pas kualifikimit jo vetëm me tifozët, por edhe përpara fytyrës së lojtarëve apo drejtuesve të ekipit holandez. Gjithashtu si rrallë here, edhe ylli argjentinas Lionel Messi u përfshi në debate të ashpra me trajnerin Van Gaal dhe jo vetëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll