Sport

VIDEO/ Një moment i veçantë dhe i bukur, djali i Perisic ngushëllon Neymar...

Ylli i Brazilit, i shkatërruar nga rezultati, mori ngushëllimin dhe mbështetjen e një spektatori të veçantë…

10 Dhjetor 2022, 09:46 Nga DOSJA

VIDEO/ Një moment i veçantë dhe i bukur, djali i Perisic

KATAR - Dueli hapës i çerekfinaleve të Botërorit, ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit, i buzëqeshi skuadrës ballkanike, e cila eliminoi ‘Selecaon’ pas ekzekutimit të penalltive, ndërkohë që 120 minutat e lojës megjithë shtesat, u mbyllën në 1-1.

Neymar, referenca e madhe e Brazilit, ishte absolutisht i shkatërruar nga rezultati, por ai mori ngushëllimin dhe mbështetjen e një spektatori të veçantë: Leo, djali i Ivan Perisic, ishte një fëmijë që nxitoi t'i drejtohej yllit të Brazilit, ndoshta një admirues i madh i “O’Ney’, duke e ngushëlluar për humbjen.

Shikoni videon:


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll