Bota

Ndihmësi i presidentit të arrestuar të Perusë: E kishin droguar kur urdhëroi shpërndarjen e parlamentit

Shefi i kabinetit të presidentit të tanishëm peruan pretendon se persona të panjohur e kanë droguar.

10 Dhjetor 2022, 17:03 Nga k.m.
Ndihmësi i presidentit të arrestuar të Perusë: E kishin
Pedro Castillo

PERU- Ish-shefi i kabinetit dhe avokati i tij Pedro Castillo pretenduan se ish-presidenti i Perusë, i cili është hequr nga detyra dhe është në paraburgim, është "nxitur" nga disa persona të tjerë që të shpërndajë Parlamentin e vendit ndërsa ishte nën ndikimin e drogës.

“Nuk i kujtohet. E pyeta pse e lexoi dhe ai u përgjigj se nuk e mbante mend,"- tha të premten ish-shefi i kabinetit të tij, Guidio Belido, pasi e vizitoi atë në komisariatin ku po ndodhej. Prokurorët kanë nisur një hetim kundër tij për konspiracion.

"Ka indikacione se presidenti u detyrua ta lexonte këtë mesazh dhe se kushdo që e hartoi tekstin e bëri këtë për të përfituar nga vakuumi i pushtetit,"- shkroi Bellido në Twitter.

Zhvillimi vjen teksa presidentja e parë femër e vendit Dina Boluarte, zëvendëse e Castillo u shfaq sot në një ceremoni ushtarake në eventin e parë si kryetare e re e shtetit.

Para shkarkimit dhe arrestimit të tij kësaj jave Castillo njoftoi instalimin e një qeverie të re emergjence nën drejtimin e tij, si dhe njoftoi shtetrrethim gjatë kohës së natës. Por njoftimi i tij solli dorëheqjen e kreut të ushtrisë së Perusë dhe të katër ministrave, duke përfshirë ata të ekonomisë dhe të jashtëm.

Bellido kishte vizituar në burg ish-shefin e tij në stacionin e policisë në Lima ku po hetohet për rebelim e konspiracion, ndërsa hidhte gjithashtu dyshime për shëndetin mendor të Castillo. Ai sugjeronte se Castillo kishte vepruar nën efektin e drogave dhe se kishte lexuar një mesazh të shkruar nga të tjerë, në një gjendje të tronditur psikologjike. Ndërkohë në rrugë disa mbështetës të Castillo marshonin në kryeqytet duke kërkuar lirimin e tij.

pedro castillo peru

Sondazh

Poll