Bota

Vuçiç flet me ministrin italian: Që të ndalen trazirat në Kosovë duhet të themelohet Asosacioni

Gjatë një telefonate me Presidentin serb Aleksander Vuçiç si dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Tajani ka deklaruar se Italia dëshiron që të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. 

10 Dhjetor 2022, 15:27 Nga I.A
Vuçiç flet me ministrin italian: Që të ndalen trazirat
Aleksander Vucic

SERBI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka deklaruar se tensionet në veri të Kosovës dhe Metohisë rrezikojnë stabilitetin në rajon. Gjatë një telefonate me Presidentin serb Aleksander Vuçiç si dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Tajani ka deklaruar se Italia dëshiron që të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. 

 "Unë i telefonova presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Kurti me një kërkesë për të shmangur veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Ne ushqejmë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", ka shkruar Tajani në Tëitter.

Ndërkohë që nga ana tjetër Vuçiç gjatë telefonatës ka deklaruar se për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Metohië dhe kthimi i serbëve në institucionet e Prishtinës, është e nevojshme të formohet Asosacioni.

 

antonio tajani aleksander vucic albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll