Bota

ANKTH e PANIK në Gjermani! Merren peng nënë e bir brenda një qendre tregtare, arrestohet i plagosur pengmarrësi

Një burrë i armatosur, i cili mendohet se është rreth të 40-ave, pasi vrau nënën e tij 70-vjeçare në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes, ka hyrë në një qendër tregtare, ku ka marrë peng disa persona në qendër të qytetit. 

10 Dhjetor 2022, 12:41 Nga k.m.
ANKTH e PANIK në Gjermani! Merren peng nënë e bir brenda një
Pamje nga Gjermania

GJERMANI- Një pengmarrje në një qendër tregtare në Dresden të Gjermanisë alarmoi policinë. Një burrë i armatosur, 40 vjeç, vrau fillimisht nënën e tij vjeçe në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes. Më pas, gjermani hyri në një stacion radioje në qendër të qytetit dhe qëlloi me pistoletë disa herë, më pas u fsheh në një farmaci në Altmarktgalerie.

Shefi i Radio Dresdenit, Tino Utassy tha për BILD: Për fat të mirë, të gjithë punonjësit ishin në gjendje të strehoheshin në një vend të sigurt.

Autori i ngjarjes, ndonëse qëlloi disa herë në drejtim të kabinës së transmetimit në “Radio Dresden”, fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjë prej punonjësve.

Po ashtu lidhur me ngjarjen "Bild" shkruan se 40-vjeçari aty mori peng dy persona, një grua dhe fëmijën e saj, ndërkohë që forcat speciale gjermane hynë në qendër tregtare dhe arritën të neutralizonin autorin, duke e plagosur. Por fatmirësisht pengjet e tij mbetën të padëmtuar.

Siç mësoi Bild, pasi mori vesh për ngjarjen, kryebashkiaku Dirk Hilbert (51, FDP) anuloi pushimet e fundjavës për t'u qëndruar pranë qytetarëve të tij.

 

gjermani

Sondazh

Poll