Bota

Petkoviç: Sot në Jarinje është arrestuar Dejan Pantiç, ish-polic i Kosovës

Sipas tij kjo është hakmarrje dhe frikësim brutal nga Kurti.

10 Dhjetor 2022, 16:47 Nga I.A
Petkoviç: Sot në Jarinje është arrestuar Dejan
Dejan Pantiç

SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se sot Policia e Kosovës ka arrestuar ish-punonjësin e saj, Dejan Pantiç. Sipas tij kjo është hakmarrje dhe frikësim brutal nga Kurti. Ai ka shtuar se Pantiç është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Jarinje

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit kanë arrestuar sot në vendkalimin administrativ në Jarinje, Dejan Pantiç, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është larguar nga ky institucion më 5 nëntor së bashku me kolegët e tij, dhe i cili deri atëherë ishte i punësuar në stacionin policor në Mitrovicë“, ka thënë Petkoviç.

dejan pantiç tensione në veri të kosovës petar petkoviç

Sondazh

Poll