Bota

Katari po blinte hyrjen në Shengen? Social-Demokratët distancohen nga Eva Kaili: Ndalojmë çdo votim në Parlamentin Evropian për heqjen e vizave

Pas arrestimeve, vetë autoritetet në Bruksel nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar, nëse Eva Kaili është marrë në pyetje apo është prangosur, por kanë vendosur që të ndalojnë çdo votim në Parlamentin Evropian për heqjen e vizave me Katarin. 

10 Dhjetor 2022, 13:46 Nga k.m.
Katari po blinte hyrjen në Shengen? Social-Demokratët distancohen nga
Foto ilustruese

BRUKSEL- Grupi Social-Demokrat në Parlamentin Evropian është distancuar nga anëtarja dhe nënpresidentja Eva Kaili, pas raporteve në mediat belge se ajo është arrestuar për korrupsion. Pas arrestimeve, vetë autoritetet në Bruksel nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar, nëse Eva Kaili është marrë në pyetje apo është prangosur, por kanë vendosur që të ndalojnë çdo votim në Parlamentin Evropian për heqjen e vizave me Katarin. 

Duke reaguar ndaj raporteve të mediave mbi një hetim belg mbi akuzat për korrupsion, të zbuluar fillimisht nga media belge Le Soir dhe Knack, Grupi Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Evropian deklaron: Ne jemi të tmerruar nga akuzat për korrupsion në institucionet evropiane. Grupi S&D ka zero tolerancë ndaj korrupsionit. Ne jemi të parët që mbështesim një hetim të plotë dhe zbulim të plotë. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me të gjitha autoritetet hetuese. Në këtë frymë, ne nuk do të komentojë publikisht për procedurat gjyqësore në vazhdim. Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, derisa autoritetet kompetente të japin informacionin dhe sqarimet përkatëse, ne kërkojmë pezullimin e punës për çdo dosje dhe votim plenare në lidhje me shtetet e Gjirit, veçanërisht liberalizimin e vizave dhe vizitat e planifikuara.

Sipas prokurorisë, policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike.

Në parim hetimi drejtohej mbi të gjitha kundër bashkëpunëtorëve e deputetëve, u bë e ditur. Por në mesin e atyre që u morën në pyetje ishte edhe një ish-deputet. Fillimisht ishte e paqartë nëse edhe ky i fundit ishte arrestuar. Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë. I kontaktuar, shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian nuk ka dashur t'i komentojë këto kontrolle. Ai thjesht tregoi se po bashkëpunohet plotësisht me policinë belge.

skandali i arrestimeve ne be

Sondazh

Poll