Bota

Vuçiç pas bisedës me Tajan: Që të ulen tensionet shqiptarët duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit

Vuçiç i ka thënë Tajanit se për të mos përshkallëzuar situatën në Kosovë dhe kthimin e serbëve në institucione, është e nevojshme të respektohet Marrëveshja e Brukselit, gjegjësisht të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

10 Dhjetor 2022, 12:33 Nga d.a.
Vuçiç pas bisedës me Tajan: Që të ulen tensionet
Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar në telefon me zëvendëspresidentin e Këshillit të Ministrave dhe ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, ku kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës.

Sipas mediave serbe, Vuçiç i ka thënë Tajanit se për të mos përshkallëzuar situatën në Kosovë dhe kthimin e serbëve në institucione, është e nevojshme të respektohet Marrëveshja e Brukselit, gjegjësisht të formohet Asociacioni i Komunave Serbe. Vuçiç përsëriti se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së paqes dhe stabilitetit.

“Presidenti Vuçiç tha se për këtë është e nevojshme të përmbushet një kusht i vogël dhe i thjeshtë, që është respektimi i Marrëveshjes së Brukselit, gjegjësisht formimi i Unionit të Komunave Serbe, për të cilin Prishtina u angazhua duke e nënshkruar gati dhjetë vjet më parë, dhe gjithçka tjetër është produkt i vendimeve dhe lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Shefi i diplomacisë italiane, Tajani, i vuri në dukje presidentit Vuçiç se është e nevojshme të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe për këtë arsye kërkoi deeskalimin e situatës në Kosovë, si dhe kthimin e serbëve në institucionet e saj.

aleksander vucic antonio tajani tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll