Bota

"Tensionet në veri rrezikojnë stabilitetin në rajon", Ministri i Jashtëm i Italisë telefonon Kurtin dhe Vuçiçin

Në një postim në Twitter, Tajani u shpreh se i ka kërkuar të dy liderëve që të shmangin veprimet e njëanshme dhe përkeqësimin e situatës mes dy vendeve.

10 Dhjetor 2022, 12:25 Nga d.a.
"Tensionet në veri rrezikojnë stabilitetin në rajon",
Tajani

KOSOVË- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se ditën e sotme ka telefonuar kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti si dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me zhvillimet në veri.

Në një postim në Twitter, Tajani u shpreh se i ka kërkuar të dy liderëve që të shmangin veprimet e njëanshme dhe përkeqësimin e situatës mes dy vendeve.

“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke iu kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan.Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. ”, ka shkruar Tajani në Twitter.

Tajani thekson se tensionet që kanë pushtuar veriun e Kosovës po rrezikojnë stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe bëri sërish thirrje për dialog.

antonio tajani tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll