Sport

Argjentina ‘rekordmenia’ e penalltive në Kupat e Botës: 5-1!...

Ata kanë humbur vetëm ndaj Gjermanisë, në çerekfinalen e Kupës së Botës 2006

10 Dhjetor 2022, 08:15 Nga DOSJA
Argjentina ‘rekordmenia’ e penalltive në Kupat e Botës:

KATAR - E kishte në dorë pak sekonda për të përfunduar, por ndeshja shkoi në kohën shtesë. Argjentina bëri gjithçka për të shmangur ekzekutimin e penalltive. Nuk ia doli.

Por nuk ka ekip në historinë e Botërorëve, kur vjen puna që ndeshja duhet të zgjidhet nga 11-metërshat. Argjentinasit, ashtu si në gjysmëfinalen e 2014-ës, eliminuan sërish Holandën në lojën e ‘ruletës ruse’ të penalltive.

Këtë herë heroizmi ekstrem ishte për Martínez, Emiliano dhe Lautaro. Martinez priti dy goditjet e para të ‘portokallinjve’ dhe sulmuesi i Interit mbylli ciklin prej 10 goditjesh, duke shënuar atë që vulosi kalimin e Argjentinës në gjysmëfinalen e pestë të Kupës së Botës.

Nga pesë herët, që ‘Albicelestet’ janë kualifikuar nëpërmjet penalltive në Kupat e Botës, ata kanë humbur vetëm ndaj Gjermanisë, në çerekfinalen e Botërorit gjerman më 2006.

Në vitin 1990, Argjentina u kualifikua dy herë nga 11-metërshit. E para kundër Jugosllavisë (në fazën e 16-të, pavarësisht se Maradona gaboi) dhe më pas kundër Italisë në gjysmëfinale në Napoli. Dhe në vitin 1998, në Francë, ata arritën në çerekfinale duke mundur 4-3 Anglinë me penallti.

Shto edhe dopietën ndaj holandezëve, bilanci 5-1 i argjentinasve është më i miri në historinë e kompeticionit të Botërorit. Kroacia dhe Gjermania kanë një fitore më pak, katër, por nuk kanë humbur asnjë raund.

Nga ana e saj, Holanda ka humbur tre (dy me Argjentinën dhe një me Brazilin, kjo në gjysmëfinalen e Francës 98 ) dhe ka mundur Kosta Rikën në çerekfinalen e Botërorit 2014, ditën kur Van Gaal ndryshoi portierin për penalltitë. Në Euro, gjërat nuk kanë shkuar më mire për ‘portokallinjtë’: humbje kundër Danimarkës (1992 gjysmëfinale), Francës (çerekfinale 1996), Italisë (në gjysmëfinalen e Euro 2000) dhe një fitore e vetme: kundër Suedisë në çerekfinalen e 2004.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll