Aktualitet

Vrasja e Indrit Çelajt/ Gjykata e Apelit lë në burg Bujar Kusin dhe dy personat e tjerë

6 Shtator 2019, 11:52 Nga DOSJA
Vrasja e Indrit Çelajt/ Gjykata e Apelit lë në burg Bujar Kusin

Tiranë- Për vrasjen e Indrit Çelajt, teknikut të kondicionerëve, Gjykata e Apelit ka lënë në burg Bujar Kusi, 54 vjeç, Edmond Sulën, 43 vjeç dhe Ferdinand Bakallin 41 vjeç. Ndërsa për  Luan Çakën 36 vjeç ka dhënë masën “arrest shtëpie”.

Ditën e sotme gjatë kontrollit uniformat blu kanë gjetur armë në një banesat e familjes Kusi. Në një banesat e cila ndodhet në pronësinë e xhaxhait të dy autorëve, u gjet një kallashnikov.  Dyshohet se kjo banesë është përdorur edhe nga autorët për t’u fshehur pas krimit të rëndë dhe më pas janë larguar jashtë vendit.

26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës të Bujar Kusit, Griseldin dhe Albanon. Djemtë e Kusit që sipas Policisë janë autorët të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim. Griseldo dhe Albani Kusi janë emra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedentë të mëparshëm penal.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano kusi indrit celaj vrasja e punetorit ne tirane albano kusi indrit celaj vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll