Sport

Louis van Gaal, pas eliminimit konfirmon largim nga pankina e Holandës...

Eliminimi i Holandës në çerekfinalet e Kupës së Botës të premten ndaj Argjentinës (2-2, 3-4 me penallti) ishte ndeshja e fundit e trajnerit 71-vjeçar në stolin e “Portokallinjve”. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri në një konferencë për shtyp.

10 Dhjetor 2022, 07:32 Nga DOSJA
Louis van Gaal, pas eliminimit konfirmon largim nga pankina e Holandës...

KATAR - “Nuk do të vazhdoj më si trajner i kombëtares së Holandës”. Kështu ka deklaruar trajneri Louis van Gaal këtë të premte, pas eliminimit  ndaj Argjentinës në çerekfinale (2-2, 3-4 penallti). 

“Jam shumë krenar. Kam sjellë shumë lojtarë të rinj për të mësuar. Kemi formuar një grup dhe kur shikoj prapa, shoh diçka shumë pozitive”,- tha ai.

Van Gaal do të zëvendësohet më 1 janar nga Ronald Koeman, emërimi i të cilit ishte bërë i ditur tashmë disa muaj më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll