Aktualitet

Rrihnin gratë e tyre, pranga tre burrave dhunues në Dibër

Po ashtu, në pranga kanë përfunduar edhe një 57-vjeçar dhe një 43-vjeçare, edhe ata për dhunë në familje. 

10 Dhjetor 2022, 13:08 Nga k.m.

 

Rrihnin gratë e tyre, pranga tre burrave dhunues në Dibër
Foto ilustruese

 

DIBËR- 3 persona janë arrestuar në Dibër pasi kanë dhunuar fizikisht bashkëshortet e tyre. Në pranga ka rënë një 48-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka rrahur gruan duke i shkaktuar dhe lëndime trupore. Po ashtu, në pranga kanë përfunduar edhe një 57-vjeçar dhe një 43-vjeçare, edhe ata për dhunë në familje. 

Njoftimi i Policisë:

Ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.P., 48 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaritin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. E., 57 vjeç; dhe M.R.,43 vjeç, banues në Bulqizë. Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

diber policia e shtetit

Sondazh

Poll