Aktualitet

2 vjet i fshehur mes maleve të Malësisë, Daniel Pepaj tregon pendesë për ekzekutimin dy kushërinjtë për kanabis

Daniel Pepaj ndihmohej nga të afërmit për t'u strehuar dhe shpëtuar Policisë së Shtetit. 

10 Dhjetor 2022, 11:18 Nga k.m.
2 vjet i fshehur mes maleve të Malësisë, Daniel Pepaj tregon
Daniel Pepaj

SHKODËR- Daniel Pepaj që ra në prangat e Policisë së Shtetit më shumë se dy vite pas vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve të tij në Vrith të Malësisë së Madhe, del të dielën, 11 dhjetor, para Gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë "arrest me burg". "Ora News" mëson se prej tetorit të vitit 2020, kur dhe ndodhi vrasja, ndërsa ka dyshime se ndihmohej nga të afërmit për t'u strehuar dhe shpëtuar Policisë së Shtetit. 

Si ndodhi vrasja?

Vilson Çutaj akuzonte Daniel Pepajn se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klement Pepajt për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e rrahën.

Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur. Kështu, më datë 3 tetor, Olsoni në timon, tre të tjerët pasagjerë, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën. Olsoni priti në qendër të fshatit, ndërkohë që tre të rinjtë, u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin.

Më pas, u largua, në një drejtim që ende nuk dihet. Dy kufomat e të rinjve u gjetën të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Pranë tyre u gjetën edhe 29 rrënjë kanabisi.

daniel pepaj

Sondazh

Poll