Aktualitet

I dënuar nga Gjykata e Torinos për trafik droge, arrestohet në Laç Valentin Lleshi, pritet ekstradimi në Itali

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u krye në bazë të finalizimit të operacionit "Torino", ku ndaj 35-vjeçarit kishte një dënim nga gjykata e Torinos prej 12 vite burg si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

10 Dhjetor 2022, 10:51 Nga d.a.
I dënuar nga Gjykata e Torinos për trafik droge, arrestohet në
Arrestimi

LAÇ- Është vënë në prangat e policisë së Kurbinit 35-vjeçari Valentin Lleshi, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të shpallur nga autoritetet italiane.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u krye në bazë të finalizimit të operacionit "Torino", ku ndaj 35-vjeçarit kishte një dënim nga gjykata e Torinos prej 12 vite burg si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i Lleshit u krye në bazë të kërkesës së autoriteteve italiane dhe sipas procedurave Lleshi do të ekstradohet drejt vendit fqinj ku dhe do të kryejë dënimin.

Njoftimi i policisë:

Kurbin
Finalizohet nga Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar "Torino".
Kapet në Laç dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burgim, si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.
Shërbimet e DVP Lezhë, ato të Policisë së Kurbinit dhe të Interpol Tiranës, të mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, si dhe në vijim të punës për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Torino", si rezultat i të cilit u kap në Laç dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:
- Valentin Lleshi, 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, e ka dënuar me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal italian. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

valentin lleshi arrestohet 35-vjecari ne lac

Sondazh

Poll