Aktualitet

Me kazma e lopata, protesta e banorëve kundër marrjes së burimit të ujit: Bashkia do t’ia japë Maqellarës

Banorët ankohen se Bashkia nuk ka arritur një marrëveshje me ta, pasi ujin që pretendon bashkia të marrë për Maqellarën e përdorin për vaditje.

10 Dhjetor 2022, 12:57 Nga k.m.
Me kazma e lopata, protesta e banorëve kundër marrjes së burimit
Pamje nga kronika

DIBËR- Banorët e fshatit Kërçisht i Epërm në Dibër janë mbledhur këtë të shtunë për të kundërshtuar marrjen e një burimi uji që buron në malin sipër fshatit, për të furnizuar 15 mijë banorë të zonës së Maqellarës. Banorët ankohen se Bashkia nuk ka arritur një marrëveshje me ta, pasi ujin që pretendon bashkia të marrë për Maqellarën e përdorin për vaditje. Ato nuk lejojnë marrjen e ujit, pasi në 30 vjet bashkia nuk ka bërë asnjë investim.

‘Do bllokomë rrugën dhe nuk do te lejojmë që uji të merret, sepse ne nuk kemi për vete ujë të pijshëm, nuk na kanë bërë asnjë investim as rrugë, as kanalizime, as ujë të pijshëm’ tha një nga banorët

"Ujin e marrin për dallavere, për ta shitur ,20 herë i kanë vënë tubat për të çuar ujë në Maqellarë, 20 herë i kanë prishur"- shprehet një tjetër banor i zonës," tha një tjetër.

maqellarë proteste ne diber

Sondazh

Poll