Politike

Shkolla e Policisë/ Ish-kryeministri Berisha hedh dyshime mbi provimin: Duhen 5000 euro ose mbështetje politike!

6 Shtator 2019, 16:19 Nga DOSJA
Shkolla e Policisë/ Ish-kryeministri Berisha hedh dyshime mbi provimin:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza mbi provimin e pranimit në Shkollën e Policisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan drejtori i shkollës Bilbil Memaj dhe zëvëndësi i tij Ylli Vasili iu hoqën pikët aplikantëve që nuk kishin paguar.

Manipulohen rezultatet e provimit të pranimit në Shkollën e Policisë! Fitojnë 5000 eurot ose mbështetja politike! Drejtori i shkollës Bilbil Memaj, zëvëndësdrejtori Ylli Vasili i kanë vonuar korrigjimet e testit 8 orë aty janë bërë të gjitha dallaveret, njerëzit me pikë të larta ju hoqën pikët edhe ju kaluan aplikantëve që kishin hedhur lekun,”-shkruan Berisha.

Postimi i plotë: 

 

Provimi për shkollën e Policisë u zhvillua pak ditë më parë tek Pallati i Kongreseve, ku edhe morën pjesë rreth 2500 kandidatë për policë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sali berisha shkolla e policise sali berisha shkolla e policise

Sondazh

Poll