Bota

Po ecnin buzë rrugës, përplasen nënë e bijë në Obiliq, të dyja në gjendje të rëndë

Policia tha se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy këmbësorët të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

9 Dhjetor 2022, 20:20 Nga d.a.
Po ecnin buzë rrugës, përplasen nënë e bijë
Pamje nga aksidenti

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Obiliq të Kosovës ku nënë e bijë u përplasën nga një makinë teksa ishin duke lëvizur në këmbë.

Policia tha se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy këmbësorët të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe  një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Mjeku kujdestar në emergjencës Avdush Bajgora u shpreh se gjendja e dy të plagosurave është e rëndë ndërkohë që nga ana e stafit mjekësor po bëhet e pamundura.

aksident ne obiliq

Sondazh

Poll