Bota

Shpërthen virusi Strep A në Britani, vdes fëmija i 16-të i infektuar në Sussex

Infeksioni me bakterin Streptococcus të Grupit A zakonisht shkakton dhimbje të fytit.

9 Dhjetor 2022, 19:39 Nga A.B
Shpërthen virusi Strep A në Britani, vdes fëmija i 16-të i
Virusi

BRITANI E MADHE-Një nxënës në Sussex ka vdekur pasi ishte prekur nga një infeksion i dyshuar i llojit invaziv të Strep A. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se fëmija ishte në shkollën Hove Park e se specialistë nga UKHSA po punojnë me këshillin e qytetit pas vdekjes së të miturit. 

Rachael Hornigold, konsulente në mbrojtjen shëndetësore në UKHSA Jug-Lindore, tha: "Ne jemi jashtëzakonisht të pikëlluar kur dëgjojmë për vdekjen e një fëmije të vogël dhe mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe komunitetin e tyre.'

Infeksioni me bakterin Streptococcus të Grupit A zakonisht shkakton dhimbje të fytit, ethe të kuqe të ndezur ose skuqje të lëkurës dhe transmetohet nga kontakti fizik ose përmes pikave nga teshtitja ose kollitja.

Fëmija është i 16-ti që vdes në Britaninë e Madhe që nga shtatori, pasi u infektua me strep A. Një djalë 8-vjeçar në Londër ishte fëmija i parë që vdiq nga Strep A në fillim të kësaj jave./Burimi: Skynews

strep a britani e madhe

Sondazh

Poll