9 Dhjetor 2022, 19:31
Nga d.a.

KROACI- Qeveria e Kroacisë ka njoftuar se do të blejë sistemin francez të mbrojtjes ajrore Mistral, për 72 milionë euro, si pjesë e përpjekjeve të kësaj anëtareje të NATO-s për të modernizuar forcën e saj ajrore, raporton Reuters.
Vendimi vjen pas blerjes së vitit të kaluar të 12 avionëve luftarakë francezë Dassault Rafale, me vlerë 999 milionë euro, për të zëvendësuar skuadriljen kroate të avionëve rusë MiG-21 që datojnë nga ish-Jugosllavia, prej të cilëve vetëm disa janë ende në funksion.
“Rrethanat që ndodhën me agresionin rus kundër Ukrainës dhe rënien e dronit në Zagreb treguan se është e rëndësishme dhe e nevojshme të përshtaten prioritetet dhe planet për pajisjen e ushtrisë kroate”, tha ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banozhiq.
Ai nuk ka specifikuar se kur do të arrihet marrëveshja.
Në muajin mars, një dron zbulues i epokës sovjetike që mbante një bombë ajrore u rrëzua në Zagreb, pasi hyri në hapësirën ajrore kroate nga Hungaria fqinje. Nuk ka pasur viktima.
Të martën, një aeroplan MIG-21, me dy ulëse, u rrëzua gjatë një stërvitje ushtarake në një zonë të pabanuar në verilindje të Kroacisë. Të dy pilotët u shpëtuan.
Kroacia iu bashkua Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në vitin 2009, ndërkaq që nga vitit 2013 është anëtare e Bashkimit Evropian./REL/
mario banozhiq kroacia blen arme
Bota
9 Dhjetor 2022, 19:20
d.a.
Sunak dhe Zelenskyy
UKRAINË- Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy diskutuan sulmet e fundit ruse në...
Bota
9 Dhjetor 2022, 19:09
d.a.
Hovenier dhe Kurti
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, sot ësht&eu...
Bota
9 Dhjetor 2022, 18:55
k.m.
Lloyd Austin
SHBA- Rusia po zgjeron dhe modernizon arsenalin e saj bërthamor. Kështu pretendon sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, ...
Bota
9 Dhjetor 2022, 18:57
d.a.
Jens Stoltenberg
UKRAINË- Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, paralajmëroi sot se luftimet në Uk...
Bota
9 Dhjetor 2022, 18:50
d.a.
Derek Chollet
SHBA- Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet, shkon javës tjetër për një turne n&eum...
Bota
9 Dhjetor 2022, 18:47
d.a.
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se çdo vend që guxon të sulmojë Rusinë me armë bërtha...
Bota
9 Dhjetor 2022, 18:35
d.a.
Gjermani
GJERMANI- Autoritetet gjermane thanë të enjten se ka të ngjarë të bëhen më shumë arrestime lidhur me kompl...
Bota
9 Dhjetor 2022, 18:24
d.a.
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se shkëmbimet e mëtejshme të të burgosurve midis Shteteve të Bashkua...
Bota
9 Dhjetor 2022, 18:13
d.a.
Gjuric dhe Vucic
SERBI- Ish-zyrtarët e lartë në Policinë e Kosovës, Nenad Gjuriq dhe Aleksandar Filipoviq, kanë plotësua...
Bota
9 Dhjetor 2022, 18:00
d.a.
KQZ Kosove
KOSOVË- Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka thirrur një mbledhje sot në mbrëmje, lajm të xilin e ka konfi...