Bota

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin: Rusia po zgjeron arsenalin e saj bërthamor

Ndërsa shtoi se Kremlini vazhdon luftën e tij mizore dhe të paprovokuar të zgjedhur kundër Ukrainës.

9 Dhjetor 2022, 18:55 Nga k.m.
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin: Rusia po zgjeron arsenalin e saj
Lloyd Austin

SHBA- Rusia po zgjeron dhe modernizon arsenalin e saj bërthamor. Kështu pretendon sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar vazhdimisht se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë.

"Rusia po modernizon dhe zgjeron arsenalin e saj bërthamor,"- tha Austin në një ceremoni për komandantin e ardhshëm të Komandës Strategjike të SHBA, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës. Ndërsa shtoi se Kremlini vazhdon luftën e tij mizore dhe të paprovokuar të zgjedhur kundër Ukrainës.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, mijëra njerëz janë vrarë, miliona janë zhvendosur, qytete të shumta ukrainase janë shkatërruar, sikurse dhe një pjesë e madhe e infrastrukturës së vendit, ndërkaq ekonomia globale është tronditur.

lloyd austin rusi

Sondazh

Poll