Sport

Skandal në atletikën shqiptare! Pezullohet Izmir Smajlaj, presidenti dhe sekretari i Federatës, dyshohet se manipuluan rezultatin

Presidenti i Federatës Shqiptare, Gjegj Ruli, dhe sekretari i përgjithshëm, Nikolin Dionisi, u akuzuan së bashku me Smajlajn, se i kanë dhënë informacione të rremë te organizmi global dhe AIU për rezultatin e një gare të zhvilluar në Tiranë në maj 2021.

9 Dhjetor 2022, 13:26 Nga DOSJA

Skandal në atletikën shqiptare! Pezullohet Izmir Smajlaj, presidenti

TIRANE - Atleti Izmir Smajlaj është pezullua përkohësisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU) të premten, së bashku me dy zyrtarë të lartë të trupit të atletikës së në Shqipëri, pasi dyshohet për shkelje të Kodit të Sjelljes së Integritetit të Atletikës Botërore.

Presidenti i Federatës Shqiptare, Gjegj Ruli dhe sekretari i përgjithshëm, Nikolin Dionisi, u akuzuan së bashku me Smajlajn, se i kanë dhënë informacione të rremë te organizmi global dhe AIU për rezultatin e një gare të zhvilluar në Tiranë në maj 2021.

Smajlaj konkurroi dhe u rendit i pari me rezultatin prej 8.16 metra në garën “Dita e Kërcimeve”, gjë që i dha atij një vend për të garuar në Lojërat Olimpike të Tokios vitin e kaluar.

 “Mandati i AIU-së është të sigurojë konkurrencë të pastër dhe të ndershme dhe të mbajë përgjegjës këdo që mund të ketë shkelur Kodin e Sjelljes së Integritetit për veprimet e tyre, përfshirë zyrtarët e rangut të lartë”,- ka thenë në një deklaratë kreu i AIU-së, Brett Clothier. “Manipulimi i konkurrencës është një kërcënim serioz për integritetin e atletikës dhe AIU është e përkushtuar të mbrojë sportin tonë prej tij”, thuhet në njoftim.

Skandal në atletikën shqiptare! Pezullohet Izmir Smajlaj, presidenti

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll