Aktualitet

U fut në banesë për të vjedhur, pikaset nga pronarja, si e pëson hajduti në Kamëz

6 Shtator 2019, 11:31 Nga DOSJA
U fut në banesë për të vjedhur, pikaset nga pronarja, si e

TIRANË– Një 32 vjeçar përfundoi në pranga, pasi u u fut në një banesë për të vjedhur, por pikaset nga pronarja e shtëpisë, e cila njoftoi policinë. I arrestuari është shtetasi me iniciale G. D., 32 vjeç, banues Babrru/Kamëz.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kamëz/Tiranë

Hyn në një banesë për të vjedhur, por diktohet nga pronaria e banesës e cila  njofton Policinë.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është vënë në pranga autori.

Shërbimet e Komisariatit Nr.5, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

Ky shtetas në rrugën “Halit Haxhia” kishte hyrë për të vjedhur në banesën e shtetas A. L., 33 vjeçe, e cila sapo ka parë të riun ka njoftuar policinë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar brenda në banesën e shtetases A. L., 32-vjeçarin të cilin e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjeçari kamez vjedhje banese arrestohet 32 vjeçari kamez vjedhje banese

Sondazh

Poll