Art&Argëtim

Nuk është Justin Bieber/ Selena Gomez flet për dashurinë e jetës: Është Cole Sprouse, unë putha vëllanë e tij binjak

Dhe ajo zbuloi gjithashtu se puthja e saj e parë ishte me Sprouse, por jo me Cole, por me vëllain binjak të Cole, Dylan.

9 Dhjetor 2022, 14:18 Nga I.A
Nuk është Justin Bieber/ Selena Gomez flet për dashurinë e
Selena Gomez dhe Cole Sprouse

SHBA- Për një kohë të gjatë Selena Gomez ishte e lidhur me këngëtarin kanadez Justin Bieber, në atë që ishte një marrëdhënie e diskutueshme që shërbeu si ushqim për tabloidet argëtuese. Por rezulton se Biber nuk ishte dashuria e jetës së saj.

Selena ishte e ftuar në The Tonight Show With Jimmy Fallon, ku për herë të parë zbuloi se kush ishte dashuria e jetës së saj dhe me kë pati puthjen e parë. Selena tha se dashuria e jetës së saj nuk quhet Justin Bieber, por Cole Sprouse. Ajo foli për shtëpinë e saj të fëmijërisë dhe i tha Fallon se ishte e fiksuar pas Sprouse kur ishte më e re. Në dokumentar, ajo madje viziton shtëpinë ku ka jetuar si fëmijë dhe madje edhe një mur ku ka shkruar emrin e Cole.

Dhe ajo zbuloi gjithashtu se puthja e saj e parë ishte me Sprouse, por jo me Cole, por me vëllain binjak të Cole, Dylan. Kjo nuk është hera e parë që ajo flet për Cole, pasi në vitin 2019 ajo ndau në IG se ishte e dashuruar me një djalë të quajtur Juan dhe Cole.

 Në emisionin e Fallon, ajo komentoi se ishte shumë e dashuruar pas tij, duke shtuar: Po, isha... Dhe puthja ime e parë ishte me vëllain e tij! Në TV. E shkruanin kështu në skenar.

A u ndje e zhgënjyer duke puthur vëllain dhe jo Kolin? Selena sqaron: Nuk mund ta them këtë. Nuk ishte ashtu. Mendoj se u ndjeva shumë më mirë që nuk ishte ai, sepse mendoj se ndoshta do të kisha qenë një idiote. Ai ishte dashuria e jetës sime!

selena gomez justin bieber cole sprouse

Sondazh

Poll