Art&Argëtim

'E rrallë, si është e mundur'/ Flori Mumajesi 'surprizohet' nga Stresi: Hallall ta bëftë Zoti

Kjo deklaratë ka sjellë dhe reagimin e Florit i cili ka ndarë videon në rrjete sociale teksa e shoqëron me një tekst duke shprehur mirënjohjen për vitet e bashkëpunimit dhe miqësisë që ata kanë bashkë.

9 Dhjetor 2022, 09:02 Nga a.l
'E rrallë, si është e mundur'/ Flori Mumajesi
Flori Mumajesi dhe Stresi

KOSOVË- Reperi Arkimed Lushaj që njihet me emrin artistik si 'Stresi' duket se po shijon ditët e para si konkurrent në shtëpisë e 'Big Brother Vip Kosova' pasi përveç jetës private ai ka biseduar me banorët e tjerë edhe për bashkëpunimet e tij gjatë karrierës muzikore. Së fundmi Stresi ka përmendur emrin e kantautorit dhe kompozitorit të njohur Flori Mumajesi teksa shprehet se ai ishte çelësi i suksesit të tij. 

Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika”, u shpreh Stresi.

Kjo deklaratë ka sjellë dhe reagimin e Florit i cili ka ndarë videon në rrjete sociale teksa e shoqëron me një tekst duke shprehur mirënjohjen për vitet e bashkëpunimit dhe miqësisë që ata kanë bashkë.

E rrallë, si është e mundur pas kaq vitesh mirënjohjeje. Hallall ta bëftë Zoti, Stresi”, ka shkruar kantautori për reperin.

'E rrallë, si është e mundur'/ Flori Mumajesi
reagimi në instastory i Flori Mumajesit

Pjesë e reality-showt janë 14 banorë të cilët do të konkurrojnë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë euro. Disa nga personazhet më të njohur të cilët u bënë pjesë e shtëpisë ishin reperi Getinjo, ish- konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani, Shota Baraliu apo Arta Kabashi. Këta ishin dhe disa prej emrave të çilët po përfliteshin prej kohësh se do të ishin pjesë të spektaklit./Dosja.al

stresi big brother vip kosova rikthehet flori mumajesi

Sondazh

Poll