Art&Argëtim

'Trajtohen si mbeturina'/ Elon Musk sërish në telashe, këtë herë akuzohet nga stafi i sanitarëve

Një senator i shtetit të Kalifornisë tha se Musk po e trajtonte ish-stafin e tij “si mbeturina”.

9 Dhjetor 2022, 12:57 Nga a.l
'Trajtohen si mbeturina'/ Elon Musk sërish në telashe,
sanitarët e Elon Musk

SHBA-  Themeluesi i Twitter Elon Musk duket se nuk i ndahet telasheve. Këtë herë andaj tij janë ngritur akuza nga stafi i sanitarëve në selinë e Tëitter në San Francisko, të cilët janë pushuar nga puna pa pagesë dhe se u thënë se do të zëvendësohen me robotë. Një senator i shtetit të Kalifornisë tha se Musk po e trajtonte ish-stafin e tij “si mbeturina”.

Në afat të shkurtër, do të doja ta shihja atë (Elon Musk) të trajtojë stafin e tij si qenie njerëzore dhe t’i kthejë ata në punë, jo t’i hedhë jashtë para Krishtlindjeve”, tha Scott Wiener.

Sipas mediave të huaja, sanitarët organizuan një grevë në shenjë proteste me shqetësimin se nuk kanë para mjaftueshëm për të ushqyer familjen, pasi Musk i kishte pushuar menjeherë nga puna pa asnjë pagesë.

Njerëzit punonin pa shqetësime. Tani kemi frikë,” tha njëri prej tyre. 

Miliarderi Elon Musk është nën hetim nëse ka shkelur ligjin e punës duke trajtuar keq stafin e tij, ndërsa një avokat tha se ai ka një histori të gjatë të shkeljes së ligjit për sa i përket kësaj çështjeje./Dosja.al

elon musk scott wiener

Sondazh

Poll