Art&Argëtim

Akuzohet për përdhunimin e fanses me autizëm/ Reagon ylli i 'Backstreet Boys', Nick Carter: Krejtësisht e pavërtetë!

Shannon "Shay" Ruth mbajti një konferencë shtypi të enjten, në të cilën ajo akuzoi kreun e bandës së njohur 'Backstreet Boys' Nick Carter, 42 vjeç, për sulmin seksual të dyshuar kur ajo ishte vetëm 17 vjeç.

9 Dhjetor 2022, 11:37 Nga a.l
Akuzohet për përdhunimin e fanses me autizëm/ Reagon ylli i
Nick Carter

BRITANI- Ylli i grupit 'Backstreet Boys' ka reaguar pas akuzave për përdhunimin e një fanseje, ngjarje e ndodhur në vitin 2001. Ai mohon përmes avokatit të tij mbrojtës të ketë lidhje me rastin teksa pretendon se rasti është ligjërisht i pavlerë por edhe i pavërtetë. 

Ky pretendim për një incident që supozohet se ka ndodhur më shumë se 20 vjet më parë nuk është vetëm ligjërisht i pavlerë, por edhe krejtësisht i pavërtetë,” tha avokati i anëtarit të Backstreet Boys, Michael Holtz, në një deklaratë të siguruar nga Page Six.

Sipas tij, zonja Ruth e cila ka ngritur padinë ndaj tij është manipuluar për të bërë pretendime të rreme për Nick. 

Fatkeqësisht, për disa vite tani, zonja Ruth është manipuluar për të bërë pretendime të rreme për Nick-in – dhe këto pretendime kanë ndryshuar vazhdimisht dhe materialisht me kalimin e kohës. Askush nuk duhet të mashtrohet nga një marifet shtypi i orkestruar nga një avokat oportunist – nuk ka asgjë në këtë pretendim, për të cilin nuk kemi dyshim që gjykatat do ta kuptojnë shpejt", tha avokati mbrojtës i yllit të 'Backstreet boys'. 

Shannon "Shay" Ruth mbajti një konferencë shtypi të enjten, në të cilën ajo akuzoi kreun e bandës së njohur 'Backstreet Boys' Nick Carter, 42 vjeç, për sulmin seksual të dyshuar kur ajo ishte vetëm 17 vjeç./Dosja.al

nick carter akuza per perdhunim the backstreet boys

Sondazh

Poll