Art&Argëtim

"Dal nga Big Brother, vetëm po të më vijë ish-gruaja'/ Keisi reagon pas deklaratave të Stresit në BBVK

Së fundmi ai është shprehur se ka shumë të dashura, duke bërë lëmsh rrjetin dhe mediat rozë.

9 Dhjetor 2022, 09:16 Nga a.l
"Dal nga Big Brother, vetëm po të më vijë
Keisi dhe Stresi

TIRANË- Ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e reality-showt Big Brother Vip dhe reperi i njohur Stresi nuk ka lënë gjë pa thënë për jetën e tij private, në biseda të përditshme me konkurrentët e tjerë. Së fundmi ai tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi tha se do të mund të hiqte dorë nga loja dhe të dilte nga shtëpia, vetëm nëse ish-gruaja e tij do të futej brenda, duke lënë të nënkuptohej se Keisi është i vetmi person që mund ta 'nxjerrë' atë nga 'BBVK'. 

Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”, u shpreh Stresi.

Mirëpo nuk ka zgjatur shumë dhe reagimi i Keisit ka ardhur. Ajo ka publikuar videon e Stresit në Instastory dhe ka shkruar: Njiheni edhe ju pak

Stresi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, herë për ribashkim me ish-partneren e tij Keisin, herë për romanca të reja. Së fundmi ai është shprehur se ka shumë të dashura, duke bërë lëmsh rrjetin dhe mediat rozë./Dosja.al

big brother vip kosova stresi keisi

Sondazh

Poll