Politike

Alimehmeti mohon të ketë pranuar postin e nënkryetarit të Bashkisë nga Belind Këlliçi? Mjeku: Duhet të fitojmë Bashkinë, për të tjerat diskutojmë...

Ilir Alimehmeti tha se ka patur një ofertë të Këlliçit por nuk deklaroi ose më saktë la të kuptohej se ai e ka pranuar ofertën.

8 Dhjetor 2022, 22:19 Nga k.m.
Alimehmeti mohon të ketë pranuar postin e nënkryetarit të
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka mohuar që ai të ketë pranuar postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, në rast se Belind Këlliçi fiton zgjedhjet ndaj Veliajt.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Alimehmeti tha se ka patur një ofertë të Këlliçit por nuk deklaroi ose më saktë la të kuptohej se ai e ka pranuar ofertën. Madje shkoi deri aty sa sugjeroi se Këlliçi e ka bërë deklaratën pa u konsultuar me të dhe se ka qenë më shumë një ofertë publike sesa një çështje e dakordësuar mes tyre.

"Në çdo lloj interviste kam thënë që nëse fitoj, do të kërkoj mbështetjen e rivalëve të tjera. Nga krahu tjetër, nëse nuk fitoj, atëherë do jepja çdo lloj force që kam, për të shtyrë kandidatin që zgjedh anëtarësia për datën 14 maj. Fjalët e mia i dëgjuat shumë qartë. Ky zotim ka qenë pa kërkuar asgjë në nivel personal. Unë dua që PD të fitojë zgjedhjet në 14 maj dhe jap kontributin tim. Nga ana e zotit Këlliçi, u bë një ofertë në deklaratë. Duhet të mendojmë tani nga koha në kohë. Zoti Këlliçi i pari. Duhet të fitojmë Bashkinë e Tiranës. Këtu nuk ka asnjë lloj diskutimi, në momentet e duhura do të bëjmë diskutimet e duhura. Ky moment ishte për të treguar se nuk kemi krisje me njëri-tjetrin. Unë shkova për kryetar bashkie në Primare. Unë kam thënë qartë se do të ndihmoj çdo kandidat pa asnjë fije interesi. Mos të ngatërrojmë sondazhet me rezultatet e Primareve. Sondazhet kanë problematika se shumë mund të mos jenë farë në Tiranë.  Sondazhi është popullatë në tërësi, ditën e votimit erdhën 8 mijë vota,"-tha Ilir Alimehmeti

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll