Sport

“Katar 2022”/ Faza çerekfinale: Neymar sfidon Modric, Messi kundër ‘Portokallinjve’

Gara për Kupën e Botës fillon me Kroaci-Brazil (16:00) dhe Holandë-Argjentinë (20:00)

9 Dhjetor 2022, 10:18 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Faza çerekfinale: Neymar sfidon Modric, Messi

KATAR - Kroaci-Brazil dhe Holandë Argjentinë, Kupa e Botës në Katar fillon me dy çerekfinalet e para. Selecao, që ka mbizotëruar ndaj kroatëve në dy ndeshjet e mëparshme për Kupën e Botës, në 2006 dhe 2014, e nis me rolin e favoritëve ndaj nënkampionëve në fuqi. 

Kroaci-Brazil (16:00)

Neymar ëndërron një gjysmëfinale të shkëlqyer kundër fituesit të çiftit mes Argjentinës së Messit dhe Holandës. Ndeshja spektakolare kundër Koresë së Jugut, dëshmoi masën e cilësive të skuadrës në dispozicion të Tites. Pak e lodhur për të hequr qafe Japoninë, vetëm me penallti në 1/16, kroatët  nuk e fshehin dëshirë e madhe për të mahnitur. Kombëtarja e trajnerit Dalic nuk ka ndërmend të ndalet tani, e bindur për mjetet dhe forcën e saj, një grup solid dhe që mund të mbështetet në përvojën e një mesfushe të përbërë nga Luka Modric, Marcelo Brozovic dhe Mateo Kovacic. Përveç gabimit absolutisht pa dhimbje me Kamerunin në fazën e grupeve, Brazili shkëlqeu si me Zvicrën ashtu edhe me Serbinë dhe më pas, thuajse bëri shaka me koreanët.

“Katar 2022”/ Faza çerekfinale: Neymar sfidon Modric, Messi

Holandë-Argjentinë (20:00)

Argjentina e Messit do të përballet me sfidën për të kapërcyer fortesën e Holandës së Van Gaalit, i cili mediton hakmarrjen e tij: në 2014 ‘Portokallinjtë’ që ai drejtonte u eliminuan në gjysmëfinale nga ‘Albicelestet’ dhe është e pashmangshme që tetë vjet më vonë trajneri veteran të dëshirojë të heqë shijen e hidhur të talljes nga goja e tij. “Dua shumë të heq qafe këtë shije të hidhur që kam që nga viti 2014”,- ka rrëfyer trajneri 71-vjeçar. Por ai do të përballet me një skuadër, që pas hapit të gabuar ndaj Arabisë Saudite e gjeti veten të marrë nën kontrollin e yllit të saj. ‘Pleshti’ është mësuar me fortesa të zhveshura dhe ‘Portokallia’ është ndër më të pakalueshmet që ka pranuar vetëm dy gola në katër ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll