Sport

Modric: “Ndeshja më e madhe e Kupës së Botës është përpara nesh”…

“Sigurisht, unë mund t'u jap këshilla kolegëve të mi kroatë, sigurisht që do ta bëj. Të gjithë ne jemi këtu duke përfaqësuar kombëtaret tona”, ka thenë kapiteni i Kroacisë.

9 Dhjetor 2022, 09:24 Nga DOSJA
Modric: “Ndeshja më e madhe e Kupës së Botës

KATAR - Kroacia dhe Brazili përballen këtë të premte në çerekfinale (16:00) dhe kapiteni kroat Luka Modric, në konfernecpn për shtyp u shpreh se prit një përballje speciale. Përballë tij  në fushën e blertë do të jetë si kundërshtar i shoku i tij te Real Madridit, Vinícius Júnior.

Mesfushori pranoi se priste vështirësi ndaj Brazilit dhe ia ktheu lavdërimet që mori nga braziliani. “Është e mrekullueshme të dish që Vinícius më lavdëron, ai është një lojtar i shkëlqyer, një person shumë i mirë. Ai ka shumë kapacitete fizike dhe që kur erdhi te Real Madridi, i ka treguar atë në ndeshje dhe në dhomat e zhveshjes”, pranoi ai.

A mund t'a ndihmojë Kroacisë fakti, se ata janë shokë skuadre, por edhe rivalë sot, siç janë edhe Militão dhe Rodrigo? “Sigurisht, unë mund t'u jap këshilla kolegëve të mi kroatë, do t'i ndihmoj ata duke u dhënë ndonjë këshillë, sigurisht që do ta bëj. Të gjithë ne jemi këtu duke përfaqësuar kombëtaret tona”, tha ai.

Modric foli edhe për objektivat e Kroacisë: “Ishte mirë arritja në çerekfinale, por ne duam më shumë. Ndeshja më e madhe e Kupës së Botës është përpara nesh. Duhet të bëjmë më të mirën, nuk mund të mjaftohemi vetëm me çerekfinalet”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll