Bota

Arrestohet prokurori special i shtetit të Malit të Zi, akuzohet për korrupsion

Akuzohet se ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

9 Dhjetor 2022, 10:17 Nga F.M
Arrestohet prokurori special i shtetit të Malit të Zi, akuzohet
Sasha Çagjenoviç

MALI I ZI- Sasha Çagjenoviç, Prokurori Special i Shtetit është vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Në njoftim, bëhet me dije se dyshohet se Çagjenoviç, duke kryer funksionin e prokurorit special nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022, ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

“Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun për veprimet e saj të mëtejshme dhe gjendjen e procedurës. Prezumimi i pafajësisë dhe deklarimi i tyre publik për procedurën është në zhvillim e sipër, të mos cenohen rregullat tjera të procedurës dhe të drejtat e personit ndaj të cilit zhvillohet procedura,”- ka thënë prokurori i shtetit Vukas Radonjiç.

sasha Çagjenoviç arrestohet sasha Çagjenoviç

Sondazh

Poll