Bota

VIDEO/ Putin i dehur flet për luftën: Po, ne po e vazhdojmë, por e nisën ata

Anna Nemtsova, një gazetare me bazë në Moskë, postoi në Twitter se dehja e supozuar e Putinit është e para gjatë kohës së tij në detyrë.

9 Dhjetor 2022, 09:05 Nga I.A
VIDEO/ Putin i dehur flet për luftën: Po, ne po e vazhdojmë,
Vladimir Putin

RUSI- Një video e një Vladimir Putin, që dyshohet se është dehur, duke diskutuar për luftën Rusi-Ukrainë u shpërnda gjerësisht në Tëitter. Videoja, e postuar nga një përdorues i quajtur Dmitri, thotë se "Putini i dehur shpjegon pse sulmet kundër infrastrukturës ukrainase do të vazhdojnë".

Në video, presidenti rus mund të dëgjohet duke thënë: Të gjitha marrëzitë, përplasjet informative, hedhjet informative, të gjitha falsifikimet - ato duhet të qëndrojnë mënjanë. Ato nuk duhet të na pengojnë të përmbushim detyrën tonë ndaj popullit tonë. Po, po e bëjmë. Por kush e filloi? Kush e goditi urën e Krimesë? Kush hodhi në erë linjat e energjisë elektrike të termocentralit bërthamor Kursk? Kush nuk po i jep ujë Donetskut?

Anna Nemtsova, një gazetare me bazë në Moskë, postoi në Twitter se dehja e supozuar e Putinit është e para gjatë kohës së tij në detyrë.

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll