9 Dhjetor 2022, 09:21
Nga I.A
Foto ilustruese
ANGLI- Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Britania do të bashkëpunojë me Italinë dhe Japoninë për të ndërtuar një aeroplan luftarak të gjeneratës së re. Sunak ka thënë se partneriteti në mbrojtje do të garantojë që Britania dhe aleatët të jenë “një hap përpara atyre që synojnë të na dëmtojnë”.
Qeveria britanike synon që modeli i ri të mund të përdoret deri më 2035 dhe të shërbejë si pasardhës i modelit RAF Typhoon. Ambiciet e Britanisë janë për krijim të një aeroplani të shpejtë – më të shpejtë sesa shpejtësia e zërit – dhe që ai të ketë sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, për t’i ndihmuar pilotit në rast të mbingarkesës apo stresit të madh.
Modeli i ri - Tempest - pritet të ketë edhe kapacitet për të lëshuar armë hipersonike. Modeli i ri është duke u zhvilluar pas shqetësimeve të zyrtarëve ushtarakë se Britanisë është duke iu rrezikuar dominimi ajror.
“Siguria e Mbretërisë së Bashkuar, sot dhe për gjeneratat e ardhshme, do të jetë gjithmonë me rëndësi të veçantë për këtë Qeveri”.
Autoritetet britanike kanë thënë se edhe shtetet tjera mund t’i bashkohen programit. Franca, Gjermania dhe Spanja veçse kanë nisur të punojnë së bashku për një dizajn tjetër – ashtu sikurse Shtetet e Bashkuara.
Marrë nga REL
rishi sunak tempest
Bota
9 Dhjetor 2022, 09:21
F.M
Policia e Kosovës
KOSOVË- Një efektiv policie ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pasi mbeti i pl...
Bota
9 Dhjetor 2022, 09:05
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Një video e një Vladimir Putin, që dyshohet se është dehur, duke diskutuar për luftën Rusi-Ukrain&e...
Bota
9 Dhjetor 2022, 08:52
Foto Ilustruese
TIRANË- Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është ankuar këto ditë shumë qartë pë...
Bota
9 Dhjetor 2022, 08:47
Ukrainë
UKRAINË- Sapo ka filluar periudha më e bukur e vitit. Të paktën për Polinën dhe shoqet e saj. Lista e dëshi...
Bota
9 Dhjetor 2022, 08:44
Shengen
BRUKSEL- Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare gjatë takimit në Bruksel diskutuan për zgjerimin e pjesëmarr&e...
Bota
9 Dhjetor 2022, 08:39
F.M
Sulmi në Kosovë
KOSOVË- Dy gazetarë janë sulmuar në Veri të Kosovës nga persona të maskuar. Mediat e Kosov&eum...
Bota
9 Dhjetor 2022, 08:33
a.l
sulmohen dy gazetarë
KOSOVË- Dy gazetarë kosovarë janë sulmuar në Veri, nga persona të maskuar. Mësohet se ngj...
Bota
9 Dhjetor 2022, 08:23
I.A
Presidenca
KOSOVË- Shefi i stafit të presidentes së shtetit, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se Serbia nga verimet e fshehta e ...
Bota
9 Dhjetor 2022, 08:07
a.l
Policia greke
GREQI- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Greqi, teksa një person i komunit...
Bota
9 Dhjetor 2022, 07:11
Zveçan
KOSOVË- Policia e Kosovës tha se një pjesëtar i saj është plagosur lehtë në një sulm i armatosur...