Bota

ME VIDEO/ Sulmohen dy gazetarë në Veri të Kosovës, persona të maskuar i godasin me sende të forta

Makina me të cilën po udhëtonin, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj është sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

9 Dhjetor 2022, 08:39 Nga F.M
ME VIDEO/ Sulmohen dy gazetarë në Veri të Kosovës, persona
Sulmi në Kosovë

KOSOVË- Dy gazetarë janë sulmuar në Veri të Kosovës nga persona të maskuar. Mediat e Kosovës shkruajnë se bëhet fjalë për dy gazetarë të Kallxo.com, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes për të raportuar në lidhje me sulmin me armë zjarri të ndodhur gjatë natës në këtë zonë të Kosovës.

Makina me të cilën po udhëtonin, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj është sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut. Në drejtim të makinës janë hedhur mjete të forta, por fatmirësisht  gazetarët kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime fizike nga ky sulm.


Situata është tensionuar akoma më tej në Veri të Kosovës. Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri. Për pasojë, një efektiv policie mbeti i plagosur.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll