Aktualitet

Taksisti rrëfen tmerrin: Si më grabitën dhe më morën peng brenda lokalit deri në 02:00 të natës

6 Shtator 2019, 09:49 Nga DOSJA
Taksisti rrëfen tmerrin: Si më grabitën dhe më morën

Tiranë- Pas grabitjes në Elbasan ka folur edhe taksisti Aldo Vyshka, i cili  ka treguar momentet e vështira.

Për Dosja.al ai është shprehur se është grabitur dhe dhunë dhe është mbajtur peng deri në orën 2 të natës.  Sipas tij 2 mijë euroshi ishte pagesa e shkollës së vajzës së tij.

“Ngjarje e rëndë.Jam grabitur me dhunë nga persona tek lokali.Me kanë mbajtur deri në orën 2 natës peng. Deri sa gjeta mundësi te lajmëroja Policinë. 2000 euro më kanë marrë.Do paguaja shkollën e gocës.”, është shprehur ai.

Sipas policisë përgjegjësi i lokalit Thanas Bejko dhe shoku i tij  Ertis Skilja, kanë grabitur dhe më pas kanë mbajtur peng për disa orë taksistin Aldo Vyshkën. Mësohet se Vyshkës autorët i kanë marrë 2 mijë euro dhe e kanë ngujuar që ai të mos tregonte për ngjarjen. Nga policia janë arrestuar edhe dy kamarierët E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç  për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo vyshka arrestohen 4 persona në elbasan thanas bejko aldo vyshka arrestohen 4 persona në elbasan thanas bejko

Sondazh

Poll