Aktualitet

Me pistoletë në brez në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, arrestohet 19 vjeçari në Tiranë

6 Shtator 2019, 09:30 Nga DOSJA
Me pistoletë në brez në autobusin e linjës

TIRANË– Një 19 vjeçar  ka rënë pranga, pasi udhëtonte në linjën e transportit publik me armë zjarri me vete. Arrestimi i shtetasit me inicialet K. M., 19 vjeç, u bë pas sinjalizimit të qytetarëve.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Vorë/Tiranë

Udhëtonte në linjën e transportit publik me armë zjarri me vete, falë njoftimit nga qytetarët vihet në pranga një i ri për armëmbajtje pa leje dhe një tjetër për moskallëzim krimi

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. M., 19 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;

– K. M., 19 vjeç, lindur dhe banues në Bërzhitë, Tiranë, për veprën penale “Moskallzim krimi”;

Këta dy shtetas ndërsa po udhëtonin me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, janë vënë re nga qytetarët se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete. Pas njoftimit që qytetarët kanë bërë në sallën operative, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy shtetasve nga shërbimet e Policisë Vorë. Gjatë kontrollit, shtetasit K. M., 19 vjeç (lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë), i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme zjarri arrestohet 19-vjeçari autobusi i linjes tirane-vore arme zjarri arrestohet 19-vjeçari autobusi i linjes tirane-vore

Sondazh

Poll