Aktualitet

U fut në lokal dhe dhunoi Elvis Elezin, arrestohet në Tiranë Gazment Kusta, "Shqiponjat" 'mbërthejnë' të shumëkërkuarin

Gazment Kusta, i cili u prangos nga Patrulla e efektivëve të forcave speciale të "Shqiponjave" pasi ishte shpallur një personazh, i cili që prej 22 shkurtit rezulton i shpallur në kërkim për dhunimin dhe kanosjen e Elvis Elezit në një lokal në zonën e Fushë-Krujës.

8 Dhjetor 2022, 21:36 Nga k.m.
U fut në lokal dhe dhunoi Elvis Elezin, arrestohet në Tiranë
Pamje nga dhuna

TIRANË- Merr fund arratia e të shumëkërkuarit Gazment Kusta. Efektivët e Forcave "Shqiponja" kanë mbërthyer mbrëmjen e sotme të shumëkërkuarin, i cili po kërkohej kudo që prej 22 shkurtit. Kusta, i cili u prangos nga Patrulla e efektivëve të forcave speciale të "Shqiponjave" pasi ishte shpallur një personazh, i cili që prej 22 shkurtit rezulton i shpallur në kërkim për dhunimin dhe kanosjen e Elvis Elezit në një lokal në zonën e Fushë-Krujës.

U fut në lokal dhe dhunoi Elvis Elezin, arrestohet në Tiranë
Gazment Kusta

Ndalimi i tij u bë rreth orës 18:00 në rrugën e Kokonozeve teksa Kusta qarkullonte me një mikun e tij, i identifikuar me inicialet A. O., 32 vjeç. Gjatë verifikimit dhe kontrollit që efektivët i kanë bërë Kustës dhe mikut të tij ka rezultuar se pasagjeri ishte në fakt një personazh që kërkohej për kanosje dhe plagosje, por edhe disa vepra të tjera penale.  Gazment Kusta njihet si person me precedent të theksuar kriminale. 35-vjeçari vjeçari rezulton i dënuar më herët jashtë Shqipërisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Tiranë/Kontrolle të befasishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Shkon në 4 numri i personave të shpallur në kërkim, të kapur gjatë ditës së sotme. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, mbështetur në inteligjencë informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin G. K., 35 vjeç. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Mirëpo në Shqipëri, në 17 shkurt 2021, Kusta së bashku me tre persona të tjerë të maskuar u futën brenda një lokali me armë dhe shkope bejsbolli duke dhunuar Elvis Elezin, i cili ndodhej duke konsumuar një kafe. Për ngjarjen ne fjale ne atë kohë u arrestua një person i identifikuar me inicialet G.B., pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me autorët e ngjarjes.

Deri më tani, të njëjtat burime për Dosja.al bëjnë me dije se në fakt shkak për sherrin mes Kustës dhe Elezit ka nisur në Kroaci, ku kanë punuar bashkë në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike. Madje dhe janë arrestuar bashkë e kanë vuajtur dënimin në të njëjtin burg. Por mesa duket prishja e pazarave ka ruajtur "zemrën" e sherrit edhe në Shqipëri deri në momentin që ndodhi sulmi brenda lokalit në Fushë Krujë. Por ky akt nuk ishte as i pari dhe as i fundit, pasi në vitin 2020 në banesën e Elvis Elezit shpërtheu një lëndë plasëse, si një mesazh që i dërgonte bashkëpunëtori i dikurshëm. 

gazment kusta elvis elezi

Sondazh

Poll