Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë rrugës për në spital 38-vjeçari

I riu, 38 vjeç, i identrifikuar si Martin Lulaj, pësoi lëndime të rënda dhe ndërroi jetë në spital.

8 Dhjetor 2022, 22:09 Nga k.m.
Aksident në Shkodër/ Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë
Foto ilustruese

SHKODËR- Aksident me vdekje në Shkodër. Mbrëmjen e sotme, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Koplikut, një mjet tip "Open" ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. I riu, 38 vjeç, i identrifikuar si Martin Lulaj, pësoi lëndime të rënda dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton lidhur me shkakun e aksidentit që i mori jetën të riut.  

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne shkoder shkoder martin lulaj

Sondazh

Poll