Aktualitet

Sulmoi një grup personash i armatosur me shkop bejsbolli, dënohet me burg shqiptari në Angli, avokatja: Ka pasur jetë të vështirë, i vranë babanë polic

Në pamjet e regjistruara shihet edhe një grua që shtyn një karrocë fëmijësh teksa grupi hyri në dyqan.

8 Dhjetor 2022, 22:29 Nga k.m.

 

Sulmoi një grup personash i armatosur me shkop bejsbolli, dënohet me
Argjend Canaku

 

BRITANI E MADHE- Ky është momenti kur një burrë hyri në një dyqan duke tundur një shkop bejsbolli dhe sulmoi një grup burrash. Argjend Canaku, 23 vjeç, i cili u dënua për sulmin, është kapur nga pamjet e CCTV-së të incidentit të 14 gushtit. Gjykatësit iu tha se Argjend Canaku i armatosur me një shkop bejsbolli dhe thikë ndoqi një grup meshkujsh përreth dyqanit. Në pamjet e regjistruara shihet edhe një grua që shtyn një karrocë fëmijësh teksa grupi hyri në dyqan.

Sipas DailyMail, pretendohej se objektivi i cili u ndoq nëpër dyqan - kishte sulmuar Canakun.

Sulmoi një grup personash i armatosur me shkop bejsbolli, dënohet me

“Kjo më duket se është një seri veprash shumë të dhunshme që lidhen me tregtinë e neveritshme të drogës këtu në Oksford. Ju ishit pjesë e një grupi që kryente një sulm të pacipë, të shënjestruar qartë një ose më shumë njerëzish që janë jashtë dyqanit. Ju ishit një anëtar aktiv i bandës, duke luajtur një rol të rëndësishëm. Mbanit jo vetëm një shkop bejsbolli, por një thikë, secila e aftë për të shkaktuar lëndime të tmerrshme, potencialisht fatale.'

Samantha Giffin i kërkoi gjykatësit të vendoste një dënim komunitar ose një dënim me kusht si një akt mëshirë për klientin e saj, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm. Madje ajoi shtoi se klienti i saj kishte një fëmijëri traumatike në vendlindjen e tij në Shqipëri, ku babai i tij polic ishte vrarë. Pasi kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar, ai kishte qëndruar për pak kohë me një burrë të moshuar përpara se të strehohej nga shërbimet sociale të fëmijëve. E kishte lënë shkollën pa kualifikime.

argjend canaku

Sondazh

Poll