Aktualitet

Shpërthen makina në Institut, shpëton mrekullisht familja me dy fëmijë të mitur

Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e mjetit, bashkëshortja e tij, e identifikuar me inicialet M. N., së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur.

8 Dhjetor 2022, 23:02 Nga k.m.
Shpërthen makina në Institut, shpëton mrekullisht familja me dy
Foto ilustruese

TIRANË- Një familje prej katër anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht! Kjo sepse makina me të cilën po udhëtonin ka shpërthyer në lëvizje rreth orës 21:45 afër rrethrrotullimit në Institut. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e mjetit, bashkëshortja e tij, e identifikuar me inicialet M. N., së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur.

Ata janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë. Ndërkohë që nga hetimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit. Por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz. 

“Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur. Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,”- shkruhet në njoftimin e Policisë. 

tirane

Sondazh

Poll