Politike

Largimi i ambasadores Yuri Kim nga Shqipëria, zbulohet EMRI, ja kush do zërë vendin e saj

Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.

8 Dhjetor 2022, 18:39 Nga A.B
Largimi i ambasadores Yuri Kim nga Shqipëria, zbulohet EMRI, ja kush do
Yuri Kim dhe David Kostelanick

TIRANË- Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim Departamenti amerikan i shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve diplomatike, thotë se besohet që  zëvendësi ambasadores Kim mund të jetë David Kostelanick.

Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.

Për momentin ai është drejtor në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ardhja e ambasadorit të ri  konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se “për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht.'

david kostelanick yuri kim yuri kim largohet nga shqiperia

Sondazh

Poll