"Zëvendësimi" i Yuri Kim/ Lufta për kreun e SPAK dhe aeroporti i Vlorës- Çfarë ka ndodhur mes SHBA dhe Shqipërisë?
Një gjë është e sigurtë, kjo e sotmja, nuk është lajmërim rutinë!
TIRANË- Zëvendësimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka qenë gjithmonë një detyrë e Departamentit Amerikane të Shtetit, por kësaj herë ka "ndërhyrë" edhe një institucion që nuk i takon. Stafeta e dorëzimit dhe ndërrimit të ambasadorëve në Shqipëri ka qenë një praktikë e kahershme e DASH, por kësaj here në mënyrë të paprecedentë vendi pritës shpall largimin pa asnjë njoftim nga Amerika duke përdorur si pretekst shkrime në media periferike. Kur në fakt, vetë MEPJ vetëm sa informohet procedurialisht nga DASH për ndryshimin e ambasadorit që cakohet me detyrë në Shqipëri.
Por çfarë ka ndodhur? Cila ishte pika që derdhi gotën e pse po kërkohet largimi i Yuri Kim? Prej muajsh në median online po flitet për një luftë të heshtur deklaratash mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Kim. Përplasja u konfirmua disa javë më parë kur kryeministri u largua nga një takim publik, në momentin kur Kim do të merrte fjalën ndërsa e thumboi diplomaten se "ka ambasadorë që emocionohen publikisht për vendime gjykatash".
Krisja e parë ndodhi në mars, ku Rama u pa qartë se nuk e kishte më Kim të preferuar ndërsa etiketimi "sekretare partie" u pa si batutë.
Por rrënjët ishin më të thella se kaq. Gara për kreun e ri të SPAK shihet si një nga arsyet më të forta të përplasjes. Amerikanët i druhen një drejtimi të të preferuarit të socialistëve dhe këtu nuk ka "ujdi"... Një tjetër përplasje e nëndheshme është edhe ajo për Aeroportin e Vlorës. Një artikull i botuar dje nga Zëri i Amerikës, që njihet gjerësisht si paralajmëruese e politikave amerikane në vend, njoftoi se Konventa e Bernit kërkonte me urgjencë anulimin e procedurave për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Ky shkrim u pasua nga një reagim zyrtar i kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë që tha sot se respektimi i vendimit të Konventës është test për Shqipërinë. Nga ana tjetër, Zëri i Amerikës nuk ka bërë asnjë pasqyrim të reagimit të Ministrisë sonë të Jashtme për nisjen e procedurës e largimit të Kim. Çfarë ka ndodhur?
Ashtu siç askush nuk e priti, Ambasada Amerikane reagoi e para ndaj dhunimit të kryedemokratit Sali Berisha, edhe pse "non grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasja ka nisur, mbetet vazhdimi i një beteje të rrallë mes një qeverie dhe një aleati strategjik si SHBA.
Kush po e largon Yuri Kim?
Sondazh
Zëvendësimi i Yuri Kim në Shqipëri, ironizon Bushati: Në fund, e trajtoi Yurin si limon të shtrydhur
Andi Bushati TIRANË- Analisti Andi Bushati ka komentuar postimin e ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për procedur&eu...
Largimi i ambasadores Yuri Kim nga Shqipëria, zbulohet EMRI, ja kush do zërë vendin e saj
Yuri Kim dhe David Kostelanick TIRANË- Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim Departamenti amerikan i shtetit ka nisur procedura...
Grushti ndaj kryedemokratit, Ilir Meta: Nuk u godit Berisha, por pluralizmi politik
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar dhunimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Gert Shehu. I ftuar n&eum...
Kunja për Bashën! Lela: Djathtas nuk vritet babai politik, njëri që e provoi dhe e patë ç'ndodhi
Alfred Lela TIRANË- Drejtori i Zyrës së Shtypit në PD, Alfred Lela hodhi një kunjë për gjendjen në të...
'Ata që bënë krimin na dhanë një mirazh'/ Lela: Doktori me syzet duket si Clint Eastwood (BERISHA qesh)
Sali Berisha TIRANË- Drejtori i Zyrës së Shtypit në PD, Alfred Lela krahasoi pamjen e kryedemokratit Sali Berisha me atë...
I mbushi 3 vite në detyrë- Nisin procedurat për largimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, ende s'dihet kush do e pasojë
Yuri Kim TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se ka nisur procedurat për zëvendës...
Rama jep lajmin: Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë
Fotoja e shpërndarë nga Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Parlamenti zviceran ka kaluar marrëveshjen p&e...
‘Foli si diplomat i Enver Hoxhës’/ PD thirrje ambasadorëve: Mbroni dinjitetin e Shqipërisë, jo pushtetin e Ramës
Floriana Garo TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka denoncuar performancën e Ambasadorit të Ram&eum...
Tabaku propozon paketën ‘Anti korrupsion’: Ndryshime në 5 ligje të rëndësishme, pikat kyçe
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku, ka prez...
VIDEO/ Përlotet vajza e Bujar Nishanit, u prek se Belind Këlliçi i përmendi të atin
Fiona Nishani TIRANË- Vajza e Bujar Nishanit, Fiona është përlotur teksa ishte prezente në Kuvendin Kombëtar të Forumit ...
