Politike

Nëse fitojnë zgjedhjet Meta apo Berisha kryeministër? Kreu i PL: Unë pranoj çdo lloj pozicioni

Ilir Meta tha se nuk e përjashton asnjë pozicion, përveçse atij të presidentit të Republikës, për të cilin u shpreh se postin ka ndërmend ta marrë 20 vite më parë. 

8 Dhjetor 2022, 20:21 Nga k.m.
Nëse fitojnë zgjedhjet Meta apo Berisha kryeministër? Kreu i PL:
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se do të pranonte çdo lloj pozicioni nëse Partia Demokratike dhe forca politike që ai drejton, vijnë në pushtet. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Konstrat’, Ilir Meta tha se nuk e përjashton asnjë pozicion, përveçse atij të presidentit të Republikës, për të cilin u shpreh se postin ka ndërmend ta marrë 20 vite më parë. 

“Këto janë histori që nuk kanë asnjë rëndësi për momentin? Për momentin? Po edhe në të ardhme nuk janë çështje kaq të rëndësishme. Për Ilir Metën ka një mision instalimi i referendumeve në Shqipëri siç e ka vendosur vetë populli shqiptar në kushtetutë dhe rivendosja e llogaridhënies në këtë vend në çdo nivel. Se ku do jetë ilir meta në të ardhmen, e kam thënë që në tre dekadat e ardhme do jem aktiv në politikë dhe nuk përjashtoj asnjë lloj pozicioni përveç atij të presidentit për mandatin e dytë se nuk mund të ndodhë në 20 vitet e ardhshme. Këto janë çështje që i vendos demokracia, i vendos vota. Nuk është kjo çështja kryesore që më intereson më shumë mua në jetën politike”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll