Politike

SHËNIM: Rama përdor MEPJ kundër ambasadores së SHBA

Po si qëndron e vërteta? Çfarë ka ndodhur konkretisht që Rama vendosi të bëjë këtë lëvizje? Pse nxitoi MEPJ, t'i përgjigjej me urgjencë një portali (demokracia.com) që pak kush e ka dëgjuar? Nuk është as media kombëtare, as BBC e The Guardian, por një media periferike që shumë pak e kanë dëgjuar, megjithatë duket se pyetjet e ngritura prej tyre kanë shkuar në 'veshin' e duhur?

8 Dhjetor 2022, 19:38 Nga Dosja.al
SHËNIM: Rama përdor MEPJ kundër ambasadores së SHBA
Edi Rama dhe Yuri Kim

TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, sot për herë të parë që nga krijimi i saj si dikaster në qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ka njoftuar nisjen e procedurave për zëvendësimin e një ambasadoreje. Jo! Nuk po flasim për asnjë ambasadore të Shqipërisë që e ka në varës, por për një të huaj, jo të një vendi "armik" por për ambasadoren e vendit më strategjik për vendin; Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Para se të shpallet incident diplomatik në 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, disa pyetje lindin natyrshëm. Me çfarë kompetence MEPJ njofton një procedurë zëvendësimi ambasadorësh të një vendi tjetër? Ku e ka njohur këtë praktikë? A ka marrë lejen e vendit mik për ta bërë këtë? Pse është kaq e preokupuar për interesimin e gazetarëve në këtë çështje, kur ende nuk ka dhënë 2 gisht letër-njoftim për Amant Josifin; për investitorin strategjik; për emërimin në punë dhe pajisjen me certifikatë të sigurisë të motrës së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani; të gjitha çështje për të cilat Dosja.al është interesuar personalisht. Pse pikërisht për këtë çështje? Pse është kaq e hapur për një procedurë që nuk i takon dhe nuk ka dhënë asnjë informacion minimal për një ambasador shqiptar në botë?

Me siguri që këto pyetje nuk do marrin përgjigje nga Ministria, sepse ai institucion nuk ka asnjë lidhje me transparencën, por nga heshtja do konfirmohet ajo që tashmë dihet, se Ministria e Europën dhe Punët e Jashtme, ashtu si çdo institucion i Shtetit, po përdoren nga kryeministri Edi Rama edhe për të nxjerrë inatet e veta personale, edhe për përfaqësuesit diplomatike më të rëndësishëm në Tiranë, edhe sikut të shkaktojë incident diplomatik. Për Ramën nuk ka asnjë problem. 

Po si qëndron e vërteta? Çfarë ka ndodhur konkretisht që Rama vendosi të bëjë këtë lëvizje? Pse nxitoi MEPJ, t'i përgjigjej me urgjencë një portali (demokracia.com) që pak kush e ka dëgjuar? Nuk është as media kombëtare, as BBC e The Guardian, por një media periferike që shumë pak e kanë dëgjuar, megjithatë duket se pyetjet e ngritura prej tyre kanë shkuar në 'veshin' e duhur?

Por pse e shpalli Ministria e Jashtme? 

Lapsi.al shkruan se në thelb është marëdhënia e përkeqësuar e Edi Ramës me ambasadaoren aktuale amerikane dhe lufta që ka nisur mes të dyve se cili do të vendosë për emërimin e shefit të ri të SPAK, edhe pse nga njëra anë Yuri Kim, e ndërgjegjshme se reforma në drejtësi ka shkuar për skrap, po bën përpjekjet e fundit për ti ruajtur së paku fytyrën. Ajo po reket më kot të zgjedh si pasues të Arben Krajës, një prokuror që nuk është kundër pushtetit, por që së paku nuk është i kapur prej tij. Më shumë se tre burime nga KLP i kanë thënë Lapsi.al se diplomatë perendimorë u kanë kërkuar të votojnë për Altin Dumanin.

Kështu që për ta veshur të gjithë këtë "valle" me termin "procedurë" lajmërimin e pafajshëm e ka bërë MEPJ, duke i treguar derën ambasadores Kim. Mesazhi është marrë nga të gjithë palët. Tek e fundit, sido që të jetë, Yuri Kim deri në janar është në Shqipëri... E megjithatë Rama nuk pret dot aq. Më 13 zgjidhet kreu i SPAK, duhet të vepronte shpejt dhe e bëri. 

yuri kim largohet nga shqiperia

Sondazh

Poll