Politike

'Ata që bënë krimin na dhanë një mirazh'/ Lela: Doktori me syzet duket si Clint Eastwood (BERISHA qesh)

Berisha doli sot në publik me një palë syze të zeza, pamje kjo e cila nuk është parë shpesh nga ai.

8 Dhjetor 2022, 18:00 Nga A.B
'Ata që bënë krimin na dhanë një mirazh'/
Sali Berisha

TIRANË- Drejtori i Zyrës së Shtypit në PD, Alfred Lela krahasoi pamjen e kryedemokratit Sali Berisha me atë të aktorit të njohur Clint Eastwood. Gjatë promovimit të librit “Midis krimeve dhe mirazheve” të shkrimtarit Besnik Mustafaj, Lela dënoi aktin e djeshëm, duke shtuar se ajo që mbeti pas është mirazhi i aktorit. Kjo pasi Berisha doli sot në publik me një palë syze të zeza, pamje kjo e cila nuk është parë shpesh nga ai.

'Ata që goditën dje Berishën bënë një krim, duke bërë një krim na dhanë një mirazh, atë të Clint Eastwood. Doktori me këto syze duket si Clint Eastwood.'- tha Lela.

'Ata që bënë krimin na dhanë një mirazh'/

Ky koment u shoqërua me të qeshura nga Berisha dhe nga të pranishmit.

sali berisha

Sondazh

Poll