Aktualitet

I vjedhin 2 mijë euro dhe e mbajnë peng taksistin, arrestohen 4 persona në Elbasan, flet Vyshka: Terror deri në 2 të natës

6 Shtator 2019, 07:47 Nga DOSJA
I vjedhin 2 mijë euro dhe e mbajnë peng taksistin, arrestohen 4

Elbasan- Në Elbasan janë arrestuar 4 persona pasi kanë grabitur dhe kanë mbajtur peng  për disa orë një person në një lokal në fshatin Katund i Ri.

Sipas policisë përgjegjësi i lokalit Thanas Bejko dhe shoku i tij  Ertis Skilja, kanë grabitur dhe më pas kanë mbajtur peng për disa orë taksistin Aldo Vyshkën. Mësohet se Vyshkës autorët i kanë marrë 2 mijë euro dhe e kanë ngujuar që ai të mos tregonte për ngjarjen. Nga policia janë arrestuar edhe dy kamarierët E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç  për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Bejko ishte në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për vjedhje skrapi. Për këtë ngjarje vetë Vyshka është shprehur se e kanë grabitur dhe dhunë dhe e kanë ngujuar deri në orën 2 të natës.

 

Njoftimi i policisë:

Vjedhin me dhunë, si dhe mbajnë peng për disa orë klientin, Policia vë në pranga autorët

Në pranga përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Në pranga dhe dy kamerierët e lokalit për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan pas denoncimit të marrë nga një shtetas (taksit), i cili kishte qëndruar për kafe në një lokal në Elbasan dhe aty i kishin vjedhur një shumë eurosh dhe e kishin mbajtur peng për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit:

Th. B., 33 vjeç dhe E.S., 42 vjeç, banues në Elbasan (përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij).

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësor”, shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, ( kamarierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo vyshka arrestohen 4 persona në elbasan ertis skilja grabitet taksisti në elbasan thanas bejko aldo vyshka arrestohen 4 persona në elbasan ertis skilja grabitet taksisti në elbasan thanas bejko

Sondazh

Poll