Aktualitet

Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Greqi, kapet me kokainë, armë si dhe mbi 30 mijë euro në banesë

Gjatë hetimeve policore të kryera në shtëpinë e tij dhe në një magazinë që përdorte, u gjetën edhe një pistoletë bashkë me 36 gëzhoja, pako me lëndë medicinale për përzierien e drogës dhe dy peshore elektronike precize.

8 Dhjetor 2022, 15:54 Nga I.A
Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Greqi, kapet me kokainë,
Sekuestrimet

SELANIK- Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik. Pontosnews shkruan se atij i është gjetur dhe sekuestruar rreth 300 gram kokainë dhe mbi 30 mijë euro. Ky shtetas ishte liruar pak kohë më parë nga burgu pasi ishte akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike

Gjatë hetimeve policore të kryera në shtëpinë e tij dhe në një magazinë që përdorte, u gjetën edhe një pistoletë bashkë me 36 gëzhoja, pako me lëndë medicinale për përzierien e drogës dhe dy peshore elektronike precize.

Gjithashtu u sekuestrua një automjet i përdorur si mjet për trafik droge. I arrestuari me kallëzimin penal të ngritur ndaj tij, u dërgua në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik dhe u referua në hetues.

arrestohet 39-vjeçari shqiptar ne greqi

Sondazh

Poll