Aktualitet

Akuzohet për pastrim parash, Gjykata e Posaçme pezullon hetimet për Rezart Taçin

Çështja ndaj tij u veçua pasi Taçi, vijon të jetë ende në kërkim nga autoritetet, ndërsa seancat gjyqësore do vijojnë për dy të pandehurit e tjerë Bledar Lilon dhe Artur Ballën.

8 Dhjetor 2022, 15:23 Nga A.B
Akuzohet për pastrim parash, Gjykata e Posaçme pezullon hetimet
Rezart Taci

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit çështjen ndaj Rezart Taçit, i cili u dërgua si i pandehur nga SPAK për akuzën e pastrimit të parave.

Çështja ndaj tij u veçua pasi Taçi, vijon të jetë ende në kërkim nga autoritetet, ndërsa seancat gjyqësore do vijojnë për dy të pandehurit e tjerë Bledar Lilon dhe Artur Ballën.

SPAK mbylli hetimet për këtë çështje më 28 tetor, ku ndaj tre të pandehurve ngrit akuzat e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Gjykata, pezulloi procesin ndaj biznesmenit, ndërsa të pandehur u morën Lilo e Balla, për tu përballur me akuzat e lartpërmendura.

rezart taci

Sondazh

Poll