Aktualitet

I shpallur në kërkim, arrestohet në Kapshticë shqiptari

Operacioni u zhvillua nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë kufitare të Kapshticës, Follorinë.

8 Dhjetor 2022, 15:47 Nga I.A
I shpallur në kërkim, arrestohet në Kapshticë shqiptari
Policia greke

KAPSHTICË- Një shqiptar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar nga policia greke në Kapshticë. Operacioni u zhvillua nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë kufitare të Kapshticës, Follorinë.

Ndaj shqiptarit, u lëshua urdhër arresti nga Prokuroria e Kavallës për trafik droge. Pasi ishte dënuar nga Gjykata e Follorines me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët si dhe trafik droge.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll